Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pjesë e së cilës pritet të jetën edhe AAK, Nisma dhe subjektet politike të komuniteteve pakicë.
Por, pjesë e kësaj qeverie nuk do të jetë AKR-ja. Kështu ka thënë për lajmi.net, kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.
“Po e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë shkurt Pacolli.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës.
Për miratimin e qeverisë në kuvend kërkohen të paktën 61 vota për, të deputetëve.
LDK-ja ka 28 deputetë. Por, 4 prej tyre, edhe sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të LDK-së, mbeten në pikëpyetje nëse do ta mbështesin qeverinë e re, ku bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
AAK-ja ka 13 deputetë, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 4 dhe Aleanca Kosova e Re 2 deputetë.
Kujtojmë se LDK-ja inicioi mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 44 ditë pas bashkëqeverisjes me të.
Kamala Harris sheh “rritje historike” – sondazhet e NBC dhe ...
Tensionet Izrael-Hezbollah/ Biden: Po bëjmë çdo gjë për të p...
Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance
Turbulencat në ajër? 10 gjëra që duhet të dini për një udhët...
Kurti: Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të n...
Milan triumfon në derbin “Della Madonnina”