Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i cili së fundi u kthye nga Zvicra ku qëndroi për 2 muaj ka folur edhe një herë rreth rrugës drejt mbërtitjes në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Thotë se është habitur me pritjen nga udhëheqësit e institucioneve të vendit. Sipas tij, ai u kërcënua nga udhëheqësit e autoriteteve të Kosovës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryeministri Albin Kurti.
“Jam i njoftuar dhe e kam pa insertin e Sveçlës dhe kam qenë jashtëzakonisht i habitur nga prijësit e institucioneve të shtetit tim që drejtpërsdrejti më ka kërcënuar”, tha Pacolli në Pressing.
“Ishte kërcënim i drejtpërdrejt prej një prej udhëheqësve të shtetit tim të cilit jam duke i shërby për që shumë kohë”, shtoi ai.
“Më shqetësuese është një postim i kryeministrit që më ftonte në një debat mua ku ai do të ishte bashkë me drejtorin e policisë. Një ftesë arrogante e cila krijoj frikësim, është një kërcënim dhe është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim”, tha Pacolli.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet