Google ADS

Pacolli: Nuk e kemi përdorur të gjithë buxhetin për lobim, nuk jam njeri që i mbushi xhepat me para si të tjerët

14:07 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka thënë se shtetet që kanë rënë nën ndikimin e serbëve janë shtetet ku institucionet janë jo ekzistente.

“Janë shtete që nuk janë dëshmuar deri më tani, që varen shumë ekonomikisht nga çdokush dhe ku Serbia ka shfrytëzuar potencialin e saj për t’iu dalur në ndihmë po e them në thonjëza. Serbia e ka pasur një buxhet që të loboj kundër Kosovës. Buxheti i Kosovës për të lobuar që nga shtatori i vitit të kaluar është përdorur pjesërisht por jo i gjithi. Të përdorësh këtë buxhet duhet kryer disa veprime që unë nuk i bëjë ato. Nuk jam ai njeri që merr kesh dhe interferohet nëpër dogana. Unë se bëjë këtë, këtë e bëjnë pjesa tjetër”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Sipas tij Serbia mendon që i ka lëvizur ato shtete.

“Shtetet e mëdha nuk i ka lëvizur Serbia. Kjo ka lëkundur vetëm tek shtetet që janë siç e ceka të varura. Surinamit i kanë thënë që ju jeni shtet mysliman e si po identifikoheni me fundamentalista. Kjo ka ndodhur në Moskë”, ka theksuar ai.

Pacolli ka thënë se nuk kanë marrë asnjë letër përveç Solomoneve.

“Kërkoj që kjo edhe nga shtypi të hiqet kjo gjë, sepse këtë e dëshiron Serbia që të bëhet debat për tërheqje të njohjeve. Kjo nuk është askund ”, ka theksuar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme