Google ADS

Pacolli: Nuk duhet të nxitohemi në ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, Qeveria duhet t’i përmbush kushtet

13:11 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Në një konferencë të organizuar për media nga Lëvizja Vetëvendosje deputetët e kësaj lëvizje Fitore Pacolli dhe Albulena Haxhiu ku folën për antikorrupsionin dhe kushtet e integrimit, raporton arbresh.info.

Deputetja nga kjo lëvizje Fitore Pacolli gjatë kësaj konference ka thënë se qeveria ka filluar dhe po nxiton me një shpejtësi të jashtëzakonshme që ta shty përpara Demarkacionin.

“Qeveria ka filluar dhe po nxiton me një shpejtësi të jashtëzakonshme që ta shty përpara Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti do ta sjell në Kuvend këtë marrëveshje ndonëse e ka shumë të qartë për dëmin që do t’i shkaktohet përmes kësaj marrëveshje”, tha ajo, raporton arbresh.info.

Sipas saj kjo qeveri ka filluar që të bëjë presion ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu ajo tha se nuk është vetëm kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave.

“Ndërkohë ne të gjithë e dijëm që kushti për liberalizimi i vizave nuk është vetëm kjo e Demarkacionit, mirëpo kemi edhe kushtin tjetër siç është  luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Pacolli.

Ndërsa sipas saj në raportin i Komisionit Evropian kërkohet nga Kosova që të krijohet një listë e hetime po ashtu ky raport nuk është prezantuar as në media as qytetarëve dhe as deputetëve.

“Në raportin e Komisionit Evropian kërkohet nga Kosova që të krijon një listë të hetimeve dhe të vendimeve të formës së prerë të gjykatave, po ashtu të bëjë konfiskimet lidhur me rastin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit sidomos në nivelin e lartë. Po ashtu sipas asaj këtë raporton nuk ja kanë prezantuar as mediave as qytetarëve atyre si deputet të Kuvendit të Kosovës”, tha Pacolli

Po ashtu ajo përmendi edhe arsyet pse ky raport po mbahet larg mediave.

“Arsyeja se pse ky raport po mbahet larg vëmendjes së publikut sipas të gjeturave, ky raport konstaton se Kosova, sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shtoji ajo.

Po ashtu ajo tha se shqetësimi kryesor po ashtu po mbetet tek mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe autonomia e prokurorëve, sidomos në rastet kur kanë të merren me krimet dhe luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë.

Ajo përmendi edhe se janë në pritje të një raporti të rëndësishmëm për Kosovën.

“Jemi në prag të pranimit të raportit të rëndësishëm për Kosovën raportit në vendit të Komisionit Evropian, edhe ky raport pritet të mos jetë pozitiv për Kosovën”, tha Pacolli.

Sipas saj nuk duhet të nxitohet për ratifikimin e marrëveshjes e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Prandaj nuk duhet të nxitohemi në ratifikimin e marrëveshjes e Demarkacionit me Malin e Zi, përderisa qeveria nuk ka përbush ende kushtin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë nuk po e themi  vetëm ne por po e thonë ekspertët e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Po ashtu ajo tha se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit janë po thuajse se zero.

Dhe në fund Pacolli tha se kemi kohë që të rishikojmë edhe një herë gabimet që janë bërë me Demarkacionin t’i korrigjojmë ato dhe njëkohësisht të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme