Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryetarin e AAK-së, ka shprehur qëndrimin e partisë për hapat koordinues në lidhje me dialogun dhe arritjen e unitetit kombëtar.
Ai përmes një postimi në facebook ka publikuar fjalimin e plotë, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit ndër të tjera ka shkruar se asnjëherë më nuk ka qenë më i shqetësuar për orientimin që po merr Kosova.
Ai ka shkruar gjithashtu se vendi nuk duhet lënë asnjë karrige boshe në tryezën e dialogut. Nëse dikush duhet ta bëjë këtë, është Serbia, jo Kosova.
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.
Më poshtë gjeni fjalimin që mbajta sot në takimin e thirrur nga Z. Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku shpreha qëndrimin e Aleancës Kosova e Re për hapat koordinues në lidhje me dialogun dhe arritjen e unitetit kombëtar.
—————
I nderuar kryetar Haradinaj,
Te nderuar koleg,
Unë mirëpres thirrjen e Kryetarit Haradinaj për këtë takim dhe fillimin e bisedimeve midis Presidentit dhe partive parlamentare për krijimin e unitetit në skenën politike në vend mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara.
Do të dëshiroja të ngreja disa çështje që shprehin qëndrimin tim ndaj temave për çka është thirur ky takim dhe nevoja jonë për veprim.
Që nga fillimi, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbështetur heqjen e taksës tregtare për Serbinë dhe fillimin e një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën lidershipin e ShBA-vë. Kosova ka fituar pavarësinë për shkak të lidershupit amerikan, dhe ne jemi çliruar për shkak të lidershipit amerikan. Ka ardhur koha për t’u bërë një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe për të zgjidhur marrëdhëniet me Serbinë nën lidershipin amerikan. Nuk ka ndërmjetës më të besueshëm dhe më të përkushtuar ndaj Kosovës sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Falënderojmë Bashkimin Evropian për rolin e vet në dialog deri më tani, por nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet që një herë e përgjithmonë të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.
Nën udhëheqjen amerikane dhe mbështetjen evropiane Kosova ka pasur sukses gjithmonë, dhe ne do të kemi sukses përsëri sepse kemi besim në lidershipin amerikane.
Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i shqetësuar për orientimin që po merr Kosova sot. Për herë të parë, zyrtarë të lartë amerikanë po kërkojnë tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova për shkak të sjelljes së Kosovës dhe hezitimit për të mbështetur lidershipin amerikane. Është koha që qeveria të marrë seriozisht situatën dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me kërkesat amerikane.
Opozita ka dallime në nuancat e saj, por opozita qëndron e bashkuar në mbrojtjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ruajtjen e pranisë së saj ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në Kosovë. Pa mbështetjen e Amerikës, siguria jonë, integriteti ynë territorial dhe qëndrimi ynë ndërkombëtar janë në rrezik. Kjo lojë e fundit që vë në dyshim rëndësinë e trupave amerikane në Kosovë është e rrezikshme dhe kërkon përgjigjen tonë përtej dallimeve partiake.
Ne duhet të kemi unitet. Ne duhet të lëmë mënjanë dallimet tona dhe t’i bashkojmë forcat për qëllimin e madh të ngritjes së flamurit të Kosovës në OKB. AKR do të luajë rolin e saj konstruktiv dhe mbështetës për unitetin e skenës politike. Por uniteti diskutohet mes nesh dhe jo në media sociale. Të lëmë mënjanë protagonizmin, të lëmë mënjanë egot dhe të krijojmë kushte për bashkëpunim konstruktiv në të mirën e vendit.
Të gjithë duhet të mbështesim nismën amerikane për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi. Nëse kemi frikë nga Amerika, na ka marrë pusi, kush është ai vend që na mbron nëse jo Amerika? Pra, pika e parë e unitetit është të mbështesim lidershipin amerikae. Interesat amerikane janë interesat tona. Nuk ka këtu dallime.
I nderuar z. Haradinaj,
Të nderuar koleg,
Është koha e duhur që të mblidhemi dhe të krijojmë unitet. Çfarëdo manovër për të shmangur përgjegjësinë, për të shmangur ikur nga lidershipi amerikan dhe për të mos hequr pengesat për dialog është e gabuar.
Duhet të dallojmë procesin që duhet të fillojë nga marrëveshja. Ne nuk duhet të hyjmë në procesin e dialogut dhe duhet të jemi të unifikuar në dialog. Marrëveshja është e mirë kur jemi në proces dhe punojmë së bashku për hir të vendit. Ne nuk duhet të lëmë asnjë karrige boshe në tryezën e dialogut. Nëse dikush duhet ta bëjë këtë, është Serbia, jo ne.
Ju Faleminderit!
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...