Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se situata e shtetëformimit të Kosovës, nuk është e njëjtë me atë të Katalonisë.
“Pavarësia e Kosovës është ngushtë e lidhur me ruajtjen e ekzistencës së një kombi që ishte larguar nga shtëpia e tij gjatë regjimit të Millosheviqit. Situata me Kataloninë është komplet ndryshe”, deklaroi Pacolli në një intervistë për ‘Radio Bullgarinë”.
Ai shtoi se Kosova ka mbrojtur të drejtën e saj universale për pavarësi edhe në gjykatën ndërkombëtare, e cila i njohu këtë të drejtë popullit të Kosovës.
“Ne kemi mbrojtur të drejtën tonë universale për pavarësi. Gjykata Ndërkombëtare ka vlerësuar dhe njohur gjithashtu të drejtën e popullit të Kosovës’’, deklaroi Pacolli.
Pacolli foli edhe për Raportin e Progresit për Kosovën, ku deklaroi se Kosova do të bëj përpjepje që në kuadër të të gjeturave të këtij raporti, të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sfidë me të cilën ai thotë se përballet i tërë rajoni dhe jo vetëm shteti i Kosovë.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!