Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa i përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partenrë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë”, ka thënë Pacolli.
“Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”.
Pacolli ka thënë se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.
“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli në rtk.
Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë NISMA Socialdemokrate.
“Ideologikisht me NISMA-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...