Google ADS

Pacolli njofton qytetarët: Nga sonte filloj bashkëbisedimin live në Facebook

18:58 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij Facebook, ka njoftuar qytetarët e Kosovës se nga sot do të fillojë bashkëbisedimin javor live në Facebook.

“Do të filloj nga sonte bashkëbisedimin javor live në Facebook nga ora 20:30. Ju mund të dërgoni pyetjet e juaja dhe pesë pyetjet kryesore që kanë të bëjnë me rrugën se si Kosovën do ta nxjerrim nga kjo gjendje do ti përzgjedh për tu përgjigje”, ka shtuar ai.

Pacolli thotë se kjo vjen si rezultat i problemeve të rënda në vendin tonë.

Për më shumë lexojeni statusin e tij të plotë:

Të dashur miq.

Prej sot do të mundohem të që edhe në një mënyrë tjetër të bashkëbisedojë me ju dhe secilin qytetarë të Kosovës.
Këtë do ta bëjë edhe duke u takuar ose edhe duke komunikuar në rrjetet sociale.

Kjo vjen si rezultat i vetëdijes për problemet e rënda sociale në shtetin tonë.

Shkalla e lartë e papunësisë është përgjegjësi direkte e mënyrës se si është qeverisur vendi.

Qindra e mijëra të rinj të arsimuar bredhin rrugëve në mungesë të një vendi të punës.

Për mua është brengosës fakti që edhe sot e kësaj dite krijohen tema dhe probleme artificiale, të cilat kanë vetëm një qëllim: që të krijojnë mjegull dhe t’u largojnë mendjen njerëzve nga mungesa e perspektivës ekonomike.

Këta që krijojnë tema artificiale nuk krijojnë mirëqenien e qytetarit.

Unë asnjëherë nuk do të ndalem duke kërkuar qe t’u shërbejë në mënyrë që Kosovën ta bëjmë shtet ku qytetari jeton dinjitetshëm.

Unë dhe AKR qe një kohë kemi filluar diskutimet publike me qytetarë për të shpalosur vizionin dhe programin tonë për Zhvillim Ekonomik dhe punësim e mirëqenie.

Do të filloj nga sonte bashkëbisedimin javor live në Facebook nga ora 20:30.

Ju mund të dërgoni pyetjet e juaja dhe pesë pyetjet kryesore që kanë të bëjnë me rrugën se si Kosovën do ta nxjerrim nga kjo gjendje do ti përzgjedh për tu përgjigjue.
Pres që bashkë të shtjellojmë shumë çështje zhvillimore për vendin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme