Kreu i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli thotë se është i hidhur fakti që Kosova ende nuk ka arritur të krijojë as minimumin e kushteve për të ndihmuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vazhdimisht ka insistuar se një plan i mirëfilltë ekonomik është jetik për zhvillimin që na duhet, shkruan arbrersh.info.
Pacolli ka shtuar se njerëzit punëtorë të këtij vendi i mbanë puna e vullneti, por nuk i ndihmon shteti.
“Është e vërtetë e hidhur që Kosova nuk ka arritur të krijojë as minimumin e kushteve për të ndihmuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore. Prandaj kam insistuar vazhdueshëm dhe zë lartë se një plan i mirëfilltë ekonomik është jetik për zhvillimin që na duhet. Njerëzit punëtorë të këtij vendi i mbanë puna e vullneti, por nuk i ndihmon shteti”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Për një Kosovë që prodhon
Është e vërtetë e hidhur që Kosova nuk ka arritur të krijojë as minimumin e kushteve për të ndihmuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore.
Prandaj kam insistuar vazhdueshëm dhe zë lartë se një plan i mirëfilltë ekonomik është jetik për zhvillimin që na duhet.
Njerëzit punëtorë të këtij vendi i mbanë puna e vullneti, por nuk i ndihmon shteti.
Pas 14 shkurtit gjërat do ndryshojnë.
Jap fjalën.
Dhe fjalën s’e thyej dot.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...