Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë të dhënë së fundi në një prej mediumeve ka thënë se i ka sjell 35 njohje shtetit të Kosovës, dhe se pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të ishte e lehtë.
“Pa ekzistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ndodhte asnjë njohje, ndoshta prej Shqipërisë dhe asnjë tjetër, çdo njohje që e kam sjell këtu ka pësua me diçka tjetër”, tha ai.
Duke folur për njohjet, Pacolli tregoi se më e vështira ishte ajo e Madagaskarit.
“Një prej njohjeve më të vështira ka qenë Madagaskari, pasi ata nuk kanë pranuar si fillim ta njohin pavarësinë e Kosovës, unë e kam vizituar të në një periudhë kur nuk kam qenë fare në Qeveri në vitin 2016”, u shpreh ai.
Sa i përket ndonjë bashkëpunimi me Misnistrinë e Jashtme të Kosovës, Pacolli mohoi të ketë një bashkëpunim me ta, ai tregoi se si kjo ministri për shkak të inateve nuk shfrytëzuan mundësinë për të marrur njohje prej një shteti afrikan.
“Në fund të vitit të parakaluar ka ardhur një delegacion mysafir te unë nga Afrika dhe unë e kam aranzhu takimin me presidenten, pas takimit me të, erdhën prapë te unë dhe më thanë se ne e presim delegacionin e Kosovës të vijë dhe njohja është gati, ai takim nuk ka ndodhur kurrë, unë sot nuk mundem të qëndroj anonim mua më njohin njerëzit dhe gjithmonë dyert i kam të hapura. Në vend se shteti ta shfrytëzojë këtë mundësi, ata nuk e shfrytëzuan për shkak të inateve”, tha i pari i AKR-së gjatë intervistës./Arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...