Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, deklaroi sot se Sofja zyrtare do të vazhdojë bashkëpunimin reciprok dhe mbështetjen për Kosovën.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, me të cilin ka biseduar për zhvillimin intensiv të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke shfrytëzuar korridorin 8.
Me këtë rast, Pacolli e falënderoi bashkëbiseduesin e tij për mbështetjen bullgare që nga fillimi i shtet-formimit të Kosovës.
“Ne e kishim zgjidhje të vetme për të siguruar ekzistencën tonë, shpalljen e pavarësisë dhe ju ishit të parët që e njohët, në një ndërmarrje të vështirë. Pres nga Bullgaria mikpritje të plotë për Kosovën në Samitin e Sofjes në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Pacolli.
Në lidhje me këtë, ai i kërkoi numrit dy të qeverisë bullgare ndërmjetësim kundrejt vendeve fqinje, që nuk e kanë njohur Kosovën, ashtu si dhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Një Kosovë në Interpol, është shërbim për një rajon të sigurt”, tha ministri Pacolli, kërkesë që gjeti miratimin e plotë të bashkëbiseduesit.
Vizita e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, vijoi me një takim me drejtuesit e Lëvizjes për Liri dhe të Drejta (DPS), homologe e AKR-së në Bullgari, aleatë brenda Internacionales së partive liberale evropiane./arbresh.info/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS