Tashmë kur ora ka shënuar 00:00, fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka filluar zyrtarisht.
Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli ka hapur fushatën në një ditë të veçantë për të, në ditën e ditëlindjes së tij.
Ai sot mbush 48 vjet e për këtë ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se “është koha për të qeverisur me Prishtinën”.
Pacolli që ditë më parë kishte bërë thirrje që qytetarët t’i shkruajnë në Viber për kërkesat e tyre për Prishtinën, ka thënë se kjo nuk ishte fushatë por një paralajmërim.
“Unë nuk konsideroj se është fushatë, është paralajmërim që do t’i futem garës për Prishtinë, pres mbështejejn e pakursyer”.
Por, ai ka thënë se akoma nuk e ka zgjedhur sloganin me të cilin do të garojë për kryeqytetin.
Por cilat janë prioritetet e tij?
“Rinia, rinia, rinia – qytet i lirë për rininë”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova.
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...