Pacolli ngushëllon për të vdekurit në aksidentin në Kroaci, uron shërim për të lënduarit

10:14 | 25 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në Kroaci ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.

Në këtë aksident ku dyshohet se kanë vdekur 10 persona, Pacolli  ka shprehur ngushëllime për të vdekurit, ndërsa ka uruar shërim për të lënduarit.

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme