Google ADS

Pacolli ngushëllon familjen mbretërore, kujton kohën kur Mbreti Charles vizitoi Kosovën

11:40 | 9 Shtator 2022
L G

Kreu i aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar dhe familjes mbretërore për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes një postimi në Facebok, Pacolli po ashtu uron Mbretin eri Charles për shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në drejtimin e kësaj mbretërije, shkruan arbresh.info.

Pacolli, kujton kohën kur Mbreti Charles kishte vizituar Kosovën dhe kishte ishte mysafirë në hotelin Swiss Diamond Hotel Prishtina.

“Ngushëllimet e mia edhe njëherë Mbretërisë së Bashkuar, familjes dhe gjithë vendeve të Commonwealth për ikjen nga kjo jetë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretit të ri Charles i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në drejtimin e kësaj mbretërije. Mbreti Charles është ngushtë i lidhur me vendin tonë. Ai ka vizituar Kosovën dhe gjatë vizitës se tij të fundit ishte edhe mysafir në hotelin tonë Swiss Diamond Hotel Prishtina”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth II, monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur të enjten në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten mbrëma.

Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt të vitit 1952. Atë muaj, Princesha Elizabeth dhe i shoqi, Princi Philip, ndodheshin në një udhëtim zyrtar në Afrikën Lindore, në kuadër të një turi në vendet e Commonëealth.

Por, pak ditë pas largimit nga Londra, më 6 shkurt, mbretëresha mori lajmin për vdekjen e të atit, Mbretin George VI.Të njëjtën ditë, ajo u kthye në Londër me një tjetër status shoqëror.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, vdekja e Mbretit George në moshën 56-vjeçare qe e papritur. Pas kësaj ndodhie, Elizabeth ishte e vetmja që mund të merrte fronin, pasi xhaxhai i saj Eduard VIII e kishte refuzuar që më herët.

Elizabeth u kurorëzua si mbretëreshë mbi një vit më vonë, në 2 qershor të vitit 1953./arbresh.info/

Të ngjashme