Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ai tha se kjo është festë ku ndihmohet varfëria dhe shtypja, dhe i jepet dora atyre që kanë nevojë.
“Nga zemra ju uroj festën e Kurban Bajramit, simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit dhe mirëkuptimit. Kurban Bajrami është festa ku ndihmohet varfëria dhe shtypja, dhe i jep dorën atyre që kanë nevojë”, ka shkruar ai.
Pacolli tha që le të kemi paqe dhe harmoni.
“Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës. Në marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të mbizotërojë arsyeja dhe të kemi paqe, harmoni dhe siguri”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi