Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse ministrat serb futen sot në territorin e Kosovës, ata do të arrestohen.
Pacolli ka thënë, se asnjë prej ministrave serbë të cilët është paralajmëruar se sot do të hyjnë në Kosovë, nuk kanë leje për një gjë të tillë, raporton Arbresh.info.
“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./.Arbresh.info
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...