I pari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se diskutimi i Këshillit të Sigurimit ishte shumë pozitiv për Kosovës.
Ai ndihet i kënaqur që Ambasadori japonez, z. Okamura ka marrë shembull prodhimin e këpurdhave Shitaki në Mitorvicë si një investim i suksesshëm.
“Ambasadori japonez në OKB sot ka folur për mundësitë ekonomike të Kosovës, duke marrë shëmbull prodhimin e kërpudhave Shitaki në Mitrovicë, si investim i sukseshëm.”
Lexojeni të plotë postimin e tij:
“Ambasadori japonez në OKB sot ka folur për mundësitë ekonomike të Kosovës, duke marrë shëmbull prodhimin e kërpudhave Shitaki në Mitrovicë, si investim i sukseshëm.
Unë konsideroj se diskutimi i Këshillit të Sigurimit ishte shumë pozitiv për Kosovën, ishte poashtu kënaqësi kur Ambasadori japonez, z. Okamura foli për fabrikën me teknologji japoneze të cilën ne e kemi ngritur.
Siç thotë edhe vetë Ambasadori, kërpudhat Shitaki nga Kosova eksportohen në tërë Evropën. Këtë po e nënvizoj për arsye së më të vërtetë është një arritje e madhe, duke qenë një prodhimtari e kultivuar në mënyrë të sofistikuar.
Më këtë prodhimtari (kur ishte vetëm iniciativë) dikur në Kosovë u tallëshin e praktikisht u munduan ta bllokojnë me krejt forcën.
Sot në takimin e aleancës më të lartë të shteteve, pikërisht ky projekt i yni, përmendet si një histori suksesi. Një promovim i mirë për Kosovën.”, ka shkruar Pacolli nw facebook.
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve