Google ADS

Pacolli në Strasburg bisedon për liberalizimin e vizave me deputet të PE-së

11:56 | 16 Nëntor 2017
M. A.

Shefi i diplomacisë kosovarë, Behgjet Pacolli, është duke zhvilluar një vizitë zyrtarë në Strasburg, ku ka takuar Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish kryetar i komitetit për politikë të jashtme, shkruan arbresh.info

Përmes një njoftimi në facebook ai ka thënë se ka biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Mengjesin e sotëm takova në Strasburg z.Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish kryetar i komitetit për politikë të jashtme.

Biseduam për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejtë të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Gjithashtu me zotin Brok, i cili është njëri prej njerëzve kyq të CDU, biseduam për konsolidimin dhe thellimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Gjermania mbetet partner kyq në rrugën evropiane të vendit tonë.

23519084_10159543075935153_4875850332980598871_n 23559862_10159543075775153_6560294837801119475_n 23518878_10159543075770153_8909801799781084925_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme