I pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar rreth ndarjeve që po bëhen karshi udhëheqjes së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë nga SHBA dhe BE.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova duhet të heq dorë nga ëndërrimet se mund të luaj midis SHBA-ve dhe BE-së.
“Thirrja që negociatori i Presidentit amerikan Trump, ambasadori Grenell i ka bërë palëve të dialogut Kosovë- Serbi; ardhja e kryenegociatorit evropian Lajçak nesër në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi, pa dallim kërkon ta zgjidhë shpejt problemin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.
Ai thotë se sot kur Serbia ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Kinën, BE-në, Indinë dhe duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-të, “ne kosovarët, s’ mund të hidhërojmë miqtë e sigurt- amerikanët dhe miqtë tanë europianë që ishin bashkë në 1999 dhe na dhanë atdheun”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info
Postimi i plotë:
Thirrja që negociatori i Presidentit amerikan Trump, ambasadori Grenell i ka bërë palëve të dialogut Kosovë- Serbi; ardhja e kryenegociatorit europian Lajçak nesër në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi, pa dallim kërkon ta zgjidhë shpejt problemin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.
Po ne?
Perëndimi ishte bashkë kur na çliroi dhe bashkë duhet të jetë dhe sot. Këtë i thashë dy vjet më parë homologut tim gjerman Heiko Mass në misionin e vendit të tij në OKB: ne besojmë se aksi amerikano gjerman, anglez, francez e Italian, duhet të jetë faktori kryesor për perfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë- Serbi.
Ne duhet t’ i jemi mirënjohës Presidentit Trump që nepermjet angazhimit vendimtar të Ambasadorit Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe Bashkimin Europian të ishte më aktiv. Ne si Kosovë duhet t’i jemi mirenjohës ketij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane. Sot kur Serbia ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Kinën, BE-në, Indinë dhe duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-të, ne kosovarët, s’ mund të hidhërojmë miqtë e sigurt- amerikanët dhe miqtë tanë europianë që ishin bashkë në 1999 dhe na dhanë atdheun.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...