Pacolli në Shtime: Kosova ka nevojë ta përmirësoj imazhin para miqve (VIDEO)

14:39 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se data 11 qershor ka rëndësi të madhe në dy aspekte: në vënien e themelit të vërtetë për një ardhmëri të fëmijëve të Kosovës dhe në ndarjen nga e keqaja.

Pacolli këtë deklaratë e bëri gjatë një tubim electoral në qytetin e Shtimes, shkruan arbresh.info;

Pacolli tha se Kosova ka nevojë ta përmirësoj imazhin e saj para miqve ndërkombëtar dhe se këtë do ta bëjë vetëm koalicioni LDK-AKR.

“Do të jetë një qeveri që punon vetëm për interesat e qytetarit dhe do të përmirësoj imazhin e shkatërruar të Kosovës ndaj miqve tanë, një qeveri të cilën sot miqtë tanë e duan. Me datë 11 dilni dhe votoni. Është datë shumë me rëndësi për neve. Ajo votë ka dy efekte: e vënë gurin dhe themelin e vërtetë për një ardhmëri të fqëmijeve tanë dhe është momenti kur ne ndahemi prej të keqes. E keqja na ka katandisur që 18 vite dhe unë besoj që është mjaft tani”, është shprehur Pacolli./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1439031896161898/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme