Google ADS

Pacolli në Sarajevë takohet me ministrat e Ballkanit Perëndimor

22:48 | 15 Mars 2018
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka udhëtuar për një vizitë zyrtarë në Sarajevë. Pacolli nesër do të përfaqësoj Kosovën në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6.

“Gjatë takimit, do të prezantojë qëndrimin e shtetit të Kosovës për rrugën e mëtutjeshme eurointegruese pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të KE-së si dhe, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutojmë për përgatitjet për Samitin e radhës në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet në Londër.”, ka shkraur Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme