Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, ka vazhduar fushatën elektorale sot në qyteti i Prizrenit, nga ku dhe iu drejtua qytetarëve të kësaj komune të cilët kishin stërmbushur Shtëpinë e Kulturës Xhemajl Berisha. Sekretar i përgjithshëm
Presidenti i AKR-së, nga Prizreni iu drejtua qytetarëve duke thënë se partia e tij është e punës, dhe në 10 vitet e ardhshme në Kosovë do të ndryshojë shumëçka.
“Edhe pse ne jemi pak ndryshe nga partitë tjera, faleminderit që keni ardhur për t’i dëgjuar premtimet tona. Ne jemi njerëz të punës, jemi parti liberale evropiane që rritjen e bazon vetëm në rezultate pune. Unë në këtë sallë vi nga viti 2007, dera e vetme e cila e qon Kosovën përpara është ajo derë ku shkruan “këtu ka punë”. Jam fanatik i punës. Kosova ka një rini që nuk ka askush, ka rininë dinamike, aktive, punëtore e jo dembele. E vetmja arsyeje që më mban këtu është rinia. Ata do të udhëheqin në 10 vitet e ardhshme. Keni fat që jetoni në Kosovën e lirë dhe ju do të jeni udhëheqës të kësaj vendit”, është shprehur Pacolli.
Kreu i AKR-së kishte edhe një lajm të mirë për qytetarët ku tha se në muajt e ardhshëm do të kemi liberalizim të vizave.
” Në muajt e ardhshëm, do të bëheni të barabartë me të rinjtë tjerë të rajonit dhe do të lëvizni lirshëm. Unë sot isha në takim me ministrin e jashtëm të Finlandës dhe me tha se do të udhëtoni lirshëm”, tha ai.
Pacolli paralajmëroj se në vitet e ardhshme në Kosovë do të ketë mungesë të fuqisë punëtore nëse qeveria e ardhshme nuk do të bëj diçka që rinia të qëndrojë në Kosovë.
” Në Kosovë vijnë vende të reja, emra të rijnë, të cilët do të na fusin në tregun botëror. Kolegët e mi nuk e dinë që mënyra klasike e rritjes ekonomike ka ndryshuar, këtë do ta shihni në 10 vitet e ardhshme, nuk po e them kot, unë kur them bëhet edhe do të bëhet ashtu siç kam thënë para 13 viteve. Evropa ka mungesë të fuqisë punëtore, Gjermania momentalisht ka nevojë për rreth 500 mijë persona për punë, ky trend se shpejti do të vjen edhe tek ne kështu që qeveria e ardhshme të merret me të rinjtë dhe ti mbajë ata këtu. Kosova ka fuqi punëtore, jo që flen rrugëve, por fuqi shëndoshë”, tha Pacolli.
Ai më tutje shtoi se Kosova duhet të krijoj platformë ligjore, në mënyrë që qytetari të mos vidhet, duke shtuar se ata që po premtojnë investime në fabrika po gënjejnë.
“Shteti Kosovës duhet të krijoj platformë ligjore, mos te vjedhët qytetari. Do të jetë tragjedi nëse kemi qeveritar jo të sinqertë, me ata jemi mësuar deri tani, por tash duhet të vijë një qeveri e mirë. Qeveria nuk duhet ti harxhoj të hollat e shtetit për fabrika, termocentrale por në shëndet, ambient dhe ngritje të infrastrukturës, spitale dijenitoze. Ata që po premtojnë miliona euro në Trepçë, Kek etj. Mos i besoni atyre se janë gënjeshtra ata nuk guxojnë ti harxhojnë të hollat e qytetarëve. Këto të holla duhet të të investojnë në shëndetësi, ambient, shkolla. Nëna ime ka vdekur nga një sëmundje që e ka marrë në QKUK ”
Ka kritikuar ndërtimin e autostradës e Dukagjinit, Kosova duhet të zgjerojë rrugën e tanishme dhe të hollat e mbetura t’i investojë në shëndetësi e shkolla.
“Autostrada Pejë Prizren 1 miliardë e 200 mijë euro, ku nuk e di se a jeni normal me këto të holla. Është e pa mundshme të bëhet në rrugën ekzistuese, ne mund ta zgjerojmë atë dhe të harxhojmë më pak. Ndërtojmë spitalie, shkolla, ambient të pastër e jo në gjëra tjera që dikush planifikon të përfitojë”, përfundon Pacolli.
Kryetari i AKR-së në Prizren Shpend Shuki, para qytetarëve shpalosi disa nga pikat e programit të tyre qeverisës.
“Do të punojmë me sektorin privat, bashkëpunim i ngushtë me mërgatën, tërheqjen e investimeve nga Evropa. Për ti dale krahë financiare njerëzve me nevojë dhe mbështetjen e të rinjve. Faleminderit Presidenti Pacolli për punët e mira për shtetin tonë”, ka thënë Shuki/arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/508688809964913/
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister