Pacolli në Pejë: AKR është parti e dëshmuar, do krijojmë 60 mijë vende pune me rritje ekonomike 8%

17:51 | 29 Shtator 2019
A Z

Aleanca Kosova e Re (AKR) në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, ka shpalosur programin e saj politik para qytetarëve të Pejës.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, para qytetarëve të Pejës u shpreh se,  Sot është koha kur të ashtuquajturit parti të mëdha krijojnë taborë me fonde publike, shkelin ligjin për subvencione, krijojnë veteranë të rrejshëm dhe u japin pensione.

“Është një kohë e vështir për partitë si e jona të mbijetojnë, mirëpo e vërteta fillon gjithmonë, ne jemi partia e së vërtete, arsyeja e pajtimit, e lirisë, dhe këto vlera do të jetojnë gjithnjë. Sot është koha kur të ashtuquajturit parti të mëdha krijojnë taborë me fonde publike, shkelin ligjin për subvencione, krijojnë veteranë të rrejshëm dhe u japin pensione, nuk ndihmojnë familjet e viktimave të vrarë, apo të dhunuar, bëjnë punësime fiktive, japin licenca për shfrytëzimin e lumenjve, japin tendera korruptive. Punësojnë vetëm familjaret, të aftë apo të pa aftë punësojnë fisin. Ju gënjejnë duke ju varfëruar, pastaj luajnë me varfërinë tuaj duke ju blerë votën sot. Sot votën tuaj duan ta marrin dhe më premtime projektesh të mëdha. Paratë e rrugëve deri më në Kosovë nuk janë investuar si duhet. Jorgani i buxhetit të Kosovës nuk na nxë nëse ne e shtrimë shumë”.

Pacolli tutje tha se një autostradë e madhe kushton mbi 1 miliardë euro, mirëpo është vetëm rrugë me shpejtësi 130 kilometër dhe jo më shumë, superstrada me 4 korsi kushton gjysmën e saj. Me 500 milionë të tjerë mund të bëjmë 20 shkolla moderne, do të bëjmë 20 qendra sportive elitare.

“Dukagjini e meriton të ndërlidhet si duhet me krejt Kosovën dhe botën, ka nevojë për ndërlidhje ka traditën ka aktivitete ekonomike dhe popullsi të madhe dhe turizëm potencial, ne do të punojmë për korridorin e Dukagjinit, mirëpo ne duhet të diskutojmë. Një autostradë e madhe kushton mbi 1 miliardë euro, mirëpo është vetëm rrugë me shpejtësi 130 kilometer dhe jo më shumë, superstrada me 4 korsi kushton gjysmën e saj. Me 500 milionë të tjerë mund të bëjmë 20 shkolla moderne, do të bëjmë 20 qendra sportive elitare, kësisoj në Përqafuesen e Kosovës do të ketë dhe djem që vijën nga Kosova. Do të bëjmë 20 spitale për krejt specialitetet në krejt Kosovën, kësisoj nuk do na ikin paratë nëpër spitalet e botës”.

Tutje thotë se,  AKR është parti e dëshmuar, Ne themi se do krijojmë 60 mijë vende pune me rritje ekonomike 8%.

“Mirëpo fushatat janë kohë gënjeshtrash të mëdha, gënjeshtrat kanë këmbët e shkurta, mirëpo gënjeshtrat e fushatës i kanë këmbët akoma më të shkurta. Do vërtetohen menjëherë në 6 tetor, gënjehet për dialogun, për taksën, për miliarda që do të investohen në miniera, dhe se taksa progresive do ta zhvillojnë Kosovën. AKR është parti e dëshmuar. Ne themi se do krijojmë 60 mijë vende pune me rritje ekonomike 8%. Ne kemi mundësuar punësim të këtyre përmasave, Që nga krijimi i vet, Mabetexi ka punësuar dhjetëra mijëra kosovarë. Madje më shumë sesa 60 mijë rroga janë shpërndarë në 30 vitet e jetës së tij. Sot ne kemi 11fabrika në krejt Kosovë, sot ne kemi 5000 vetë që punojnë në dimë ne mundemi, të tjerët vetëm gënjejnë”.

Në fund Pacolli tha se me AKR me Nismën dhe PD është lidhje të pazgjidhshme përjetësisht me perëndimin.

“Unë vetë jam krijuar në perëndime nëse nuk do të kisha studiuar në Hamburg, në Zvicër, në s’do të punoja në perëndim un do të isha ky që jam. Kështu si unë qindra e mijëra vëllezër dhe motra në diasporë që duhet ti konsiderojmë pjesë e pandashme e kombit tonë. Diaspora sjell energji të re, sjell energjinë e shqiptarit që jeton në perëndim dhe është më i fort dhe më i ditur. Sot partitë e Kosovës po bëjnë fushat po ju lodhim për të diskutuar për 800 mijë votues, nëse do votonte dhe diaspora do të ishte dyfishi i votueseve. AKR me Nismën dhe PD është lidhje të pazgjidhshme përjetësisht me perëndimin”, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë, se me 6 tetor do të jetë dita kur qytetare e Kosovës do të votojnë për partinë përkatëse.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/672393679920226/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme