Pacolli: Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artisten femër më të dëgjuar në botë

19:38 | 20 Korrik 2020
L G

Kru i AKR-së, Behgjet PAcolli i ka dalur në mbrojtje këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila po sulmohet nga fansat e saj serbë, pas kërkesës për vendosjen e kufijve të Kosovës në Apple Map.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosovë ka një popull të vogël, por me artistë të mëdhenj që dëgjohen në gjithë botën.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme