Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë një takimi me qytetarët e Mitrovicës ka thënë se kjo komunë është bastioni i AKR-së prej ditës së parë që gjithmonë është votuar dhe respektuar.
Ai ka thënë se shpresa e AKR-së është mirëqenia e qytetarëve dhe një jetë ma e mirë, përcjell Arbresh.info.
“Ndryshimi është tek ju me votën e juaj, ju mundeni ta ndryshoni Kosovën dhe kësaj radhe ajo votë të mos e keqpërdoret. Kësaj radhe vota duhet të shkojë aty ku duhet”, është shprehur ai.
Ai më tutje se AKR ka të drejtë të kërkojë votën pasi që nuk e keqpërdor atë.
“Ne si AKR kemi të drejtë të kërkojmë votën pasi që nuk e kemi keqpërdor shtetin dhe të mirat e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai poashtu ka thënë se me partnerët e rinj do të krijojnë Qeverinë e ardhshme dhe punët do të shkojnë ndryshe.
“Me partner të rinj do të formojmë Qeverinë e ardhme dhe do të shihni se punët do të shkojnë ndryshe.
“Nuk ka njerëz në mesin tonë që do ta zhvatin dhe keqpërdorin Kosovën”, ka vazhduar ai.
Pacolli ka thënë se me programin e koalicionit “LDK-AKR”, do të garantojnë rritje ekonomike.
“Ky koalicion ka program të qartë ekonomik ku garantohet rritja ekonomike, krijimi i mundësive, do të kryejmë reformat tonë, do të krijojmë kushte tjera të punësimit, nuk do të jemi ministri që vetëm regjistrojmë emrat që kërkojnë punë”, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka thënë se të rinjtë e Kosovës nuk do të bredhin më rrugëve.
“Të rinjtë tanë nuk do të bredhin rrugëve më, ne do të krijojmë mundësi punësimi për ta”, u shpreh ai.
Ai më pastaj prezantoi kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...