Pacolli në Kamenicë: Koalicioni i jonë do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

21:07 | 4 Tetor 2019
L G

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka bërë përmbylljen e fushatës zgjedhore në qytetin e Kamenicës.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli para qytetarëve të Kamenicës tha se ndjehet i privilegjuar që gjenet përballë qytetarëve të këtij qyteti dhe aktivistëve të AKR-së.

Ai, u zotua para kamenicasve  se deputetët e AKR-së do të punojnë vetëm për interesat e popullit dhe shtetit të tyre.

“Unë jam i privilegjuar që jam këtu me ju të dashur aktivist të AKR-së dhe aktivistë tjerë nga degët tjera. Të dashur kandidat për deputet jeni këtu dhe ju duhet të na jepni fjalën se do të jeni deputet të zellshëm dhe do të punoni vetëm për interesat e popullit dhe të shtetit”, tha lideri  AKR-së.

Ai, tha se koalicioni AKR-PD dhe Nisma do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Kosova, sipas tij nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më parë t’a formoj qeverinë e re.

“Po duket se lidershipi i partive tjera  e ka shfrytëzuar shtetin për partitë e veta dhe interesat e veta personale. U thanë shumë gënjeshtra të mëdha, u bënë shumë premtime, unë ju kërkoj ndjesë, për fat të mirë fushata nuk zgjati, Kosova ka punë të mëdha për të kryer, qeveria e ardhshme që duhet të krijohet me shpejtësi të madhe do t’i kthehet punëve. Koalicioni ku ne marrim pjesë do të jetë me siguri pjesë e qeverisjes”, u shpreh Pacolli.

Ai tha se ky koalicion ndryshimin duhet t’a filloj nga  Kamenica.

Sipas tij, AKR ka përgatitur të gjitha projektet për këto ndryshime.

“Ne kemi përgatitur gjithçka që ndryshimi të filloj këtu në Kamenicë. I kemi borxh shumë Kamenicës. Janë bërë punë të mëdha, por ka mundur të bëhen edhe më shumë”, pohoi kreu i AKR-së.

Ai përmendi disa nga projektet që janë zbatuar dhe që kanë qenë ide e AKR-së.  Ai, tregoi edhe për sfidën që kishte përjetuar për të majtur në binarë marrdhëniet me miqtë ndërkombëtar

“Vumë në rrugë të mbarë projektin e Kosova C, vumë në qarkullim prefiksin e romingut, financuam shumë projekte për mbrojtjen e mjedisit.  Ne arritëm të mbrojmë bilancin e marrëdhënieve të Kosovë me miqtë tanë ndërkombëtar. Edhe pse unë brenda Kosovës kisha çdo ditë  tri mendime të ndryshme të tre liderëve tanë, kisha mendimin e Presidentit, kisha mendimin e  kryeministrit  që ishte 100%  në kundërshtim me atë të presidentit dhe  kisha mendimin e kryeparlamentarit të shtetit . si ministër i jashtëm çka  të tregoj. Është dashur të humbi shumë kohë e mund, t’i unifikoj ato, ti paketoj dhe  si të vërteta t’i plasoj  në opinion”, ka thënë Pacolli.

Ai  u shpreh se është për të ardhur keq kur pas zgjedhjeve do të humbin edhe 3-4 muaj deri në formimin e qeverisë. /arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/369819197237782/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme