Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shpalosur programin e saj politik para qytetarëve të Gjilanit.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli para qytetarëve të Gjilanit tha se ndjehet si në shtëpinë e tij. Kjo për faktin se në Gjilan ai ka nisur karrierën e tij.
“Në Gjilan jam në shtëpinë time, dhe gjithmonë sa herë vij këtu ja krenar. Ky takim për mua është burim kënaqësie. Pasi këtu në Gjilan kam filluar karrierën time, kam qenë nxënës i mirë, i praktikave të mira dhe të gjitha këto të mira i kam marrë këtu në Gjilan”, u shpreh Pacolli.
Ai, tha se irritohet kur dëgjon premtimet e kota të partive tjera, të cilat deri tash kanë qenë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë për shtetin.
“Secili që vjen këtu premton gjithçka. AKR-ja ishte e para prej partive politike në Kosovë, e cila u profilizua që në vitin 2007.Është e pamundur që dikush të shpreh një mosbesim në paralajmërimet e mija që duhet t’i quajmë premtime, e urrej këtë fjalë sepse premtimi nuk duhet të ekzistoj, por të ekzistoj drejtpërdrejtë vepra dhe rezultati i veprës”, tha Pacolli.
Ai tha se si pronar i fabrikave të shumta ka krijuar në Kosovë shumë vende pune.
“Unë kam premtuar se do të krijoj vende të punës, unë nuk kam pasur mundësi ta udhëheqim asnjëherë Qeverinë e Kosovës, por unë kam krijuar vende të punës në Kosovë, dhe ju them se gjithë ato ndërmarrje që janë ndërtuar nëpër Kosovë sot nga grupi im i femrave, ato janë ndërmarrje që punojnë për interesin e punëtorëve që punojnë aty dhe shumë pak japin një profit për pronarin e fabrikave”, ka thënë ai.
Kreu i AKR-së tha se ndjehet krenar, pasi sa ishte pjesë e qeverisë, asnjë nga ministrat e partisë së tij nuk u akuzua apo dyshua për korrupsion.
“Jam shumë krenar që këtë kohë sa ishim në Qeverinë e Kosovës, ministrat e AKR-së kanë punuar me duar të pastër, nuk kemi asnjë të akuzuar, edhe pse janë bërë lojëra konspirative që të luhet me sinqeritetin e AKR-së, por ne kemi ditur si të mbrohemi prej tyre. Nuk e kemi kryer mandatin, nuk e kemi kryer detyrën, planin tonë për Gjilanin. Kemi pasur shumëçka në letër dhe ato kanë mbetur në letër, pasi vendi shkoi në zgjedhje”, është shprehur Pacolli.
Ai përmendi disa nga të arriturat e ministrave të AKR-së, duke cekur se Romingu ka qenë iniciativë e AKR-së, mundësia për pagesën e policëve jashtë orarit të punës, si dhe zvogëlimi i kontrollit në Kufi me Shqipëri.
Liberalizimi i vizave sipas Pacollit nuk është vonuar për shkak të rinis, por ka qenë ndëshkim i njerëzve të pasinqertë dhe të korruptuar të Qeverisë së Kosovës.
Pacolli tha se 43 njohje i ka sjellë shtetit të Kosovës, jo me bileta të shtetit, por me fondet e tij personale.
Ai, kritikoi edhe ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
Para gjilanasve foli edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani tha se kanë mbetur edhe tri dite shpresë për Kosovën që qytetarët të marrin informatat e duhura se kënd ta votojnë.
Edhe këto tri ditë, ai kërkoj nga gjilanasit që t’i shpjegojnë çdo të afërmi të tyre tuaj vlerën e koalicionit AKR-PD. /arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/932763010423548/
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...