Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Beghet Pacolli ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë për disa çështje të caktuara do të fillojë në janar me intensitet më të shtuar.
Në një prononcim për televizionin publik të Kosovës, Pacolli pret se në fund të vitit 2018 do të arrihet një marrëveshje përfundimtare e pajtimit në mes të të dyja vendeve.
“Gjatë vitit 2018 do të përfundojmë edhe dialogun. Shpresoj shumë që dialogu të përfundojë me traktatin e paqes, në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky traktat i nevojitet edhe Kosovës edhe Serbisë dhe armërisë së popujve të të gjithë rajonit”, tha Pacolli./rtk/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024