Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli me rastin e Ditës së Kushtetueses ka thënë se është kjo ditë e veçantë për historinë e shtetit të Kosovës.
Pacolli, me anë të një postimi në Facebook, gjithashtu ka uruar popullin e Kosovës për këtë ditë duke përcjellë të gjitha të mirat.
“Kushtetuta është simbol i paqes, stabilitetit, lirisë dhe përparimit të Kosovës, mbi të cilën bazohet gjithë shtetndërtimi, shtet ku të gjithë qytetarët e saj jetojnë në një shoqëri të sigurt, dinjitoze me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta”, ka shkruar Pacolli, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai shtoi se Kushtetuta e Kosovës garanton kujdes dhe respekt për të gjithë.
“Në anën tjetër, Kushtetuta e Kosovës paraqet një demonstrim të thellë të përkushtimit të popullit të saj për të ndërtuar një vend demokratik dhe dinjitoz. Kushtetuta e Kosovës garanton kujdes dhe respekt për të gjitha të drejtat, detyrat dhe liritë e popullit të saj”, potencoi Pacolli.
“I uroj Kosovës dhe qytetarëve te saj suksese dhe përparim në rrugën drejt ndërtimi të një shteti më të fortë dhe më të begatë”, tha në fund ai./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër