Kreu i AKR-së në takimin me qytetar dhe strukturat e partisë në Deçan ka thënë se 11 qershori është data kur qytetarët do ta votojnë atë parti që është krahë i zhvillimit.
“Prej luftës e këndej ka pasur shumë heronj. Ka pasur njerëz që kanë punuar dhe kanë siguruar një jetë dinjitoze për familjet e tyre. Secili prej nesh ka të drejt të jetoj i lirë në atë pozitë nga ku ai në mënyrë dinjitoze u rrin në mënyrë vertikale të gjitha kërkesave që i vijnë nga shoqëria dhe në atë nivel nga ku ai mund ti realizoj të gjitha kërkesat e veta ndaj shoqërisë. Andaj votone atë parti që ju mendoni se do të jetë zë i fortë i juaji, i fëmijëve tuaj, i të rinjve tanë”, ka thënë ai.
Pacolli tha se AKR i është bashku LDK-së pasi që sipas tij me LDK-në kanë një program të përfaërt.
“Synimi ynë është mirëqenia e qytetarëve, trajtimi në mënyrë dinjitoze të qytetarëve, të punojmë ta kryejmë obligimin tonë me moral të lartë dhe të jem në funksion të zhvillimit të vendit ku do të zhvillohet një jetë më e mirë për qytetarët. AKR ka prioritet ekonominë e vendit. Ne dimë ta bëjmë këtë. Me programet tona ne do të arrijmë rritje ekonomike 8% në vitin e dytë të mandatit tonë ku kjo do të thonë 60 mijë deri në 70 mijë vende pune dhe kjo mund të bëhet sepse do të ketë të hyra për kokë banori më shumë”, tha ai.
Sipas tij do të bëhet edhe funksionimi i minierave.
“Ne do të iu japim investitorëve të drejt që të vijnë dhe të investojnë në një pjesë të tyre sepse ato janë tonat dhe duhet të zhvillohen. Do të paguhen edhe taksa për to. Po ashtu nga një person nga të gjitha familjet do të punësohet me zhvillimin e agroekonomisë ku do ti motivojmë qytetarët që kanë prona ti vënë në funksion ato prona që të jenë në funksion të mirëqenies. Do të prodhojmë ushqim me një emër të dëshmuar dhe këto do të jenë fabrikat sepse janë pjesë të globalizmit”, tha ai./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...