Pacolli nderon me “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin

12:19 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nderuar “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Pacolli në këtë konferencë iu drejtua Majlindës duke i thënë se kjo mirënjohje është e çdo kosovari për atë që ti ke bërë dhe e bënë për imazhin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Pata nderin të ju ftojë në takim të shkurt në këtë ditë feste nuk kam çfarë të them për Majlindën e Dritonin sepse i njihni mirë kush janë, gjithmonë jemi krenar me punën e tyre për atë që kanë bërë për Kosovën, nuk kemi mujt me përfunduar këtë mandat pa u taku edhe pa e shpreh mirënjohjen tonë ndaj Majlindës  edhe Dritonit. Kam biseduar me presidentin dhe kemi ardh në përfundim që Majlindën e Dritonin ti emërojmë si Ambasador të Vullnetit  të mirë në gjithë botë  prandaj zgjodha sot këtë ditë. Kjo mirënjohje është e çdo kosovari për krejt atë që ti ke bërë dhe e bënë për imazhin e Kosovës është me rendësi që Kosova ta ketë këtë imazh. Kosova nuk ka mundur me tregu veten ma mirë se përmes punës tende dhe punës së Dritonit jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. Ti je e Kosovës dhe Kosovës është me ty”, tha ai.

Gjithashtu tha se puna e Dritonit është historike.

“Dritoni ka edukuar sportistët që janë duke përfaqësuar Kosovën puna jote është historike je duke bërë dhe bënë”, tha Pacolli.

Driton Kuka,  trajner i Xhudos, ka falënderuar Pacollin, gjithashtu tha se Majlinda është më e mira në rruzullin tokësorë.

“Është nder dhe kënaqësi, në një dit kur të gjithë e kemi festuar me gjithë shpirt sot po e festojmë me dhimbje shpirti, falënderoj Pacollin për këtë. Majlinda ka qenë më e mira në rruzullin tokësorë”, tha ai.

Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi thotë se është krenar që përmes sportit që po e bëjnë kom arrit me përfaqësu Kosovën.

“Për mua sot është dit e veçantë,  falënderoj Pacollin për mirënjohjen jam krenare që përmes sportit që po e bëj kam arrit me përfaqësu Kosovën, kam me bë ende për vendim tim”, tha ajo/arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme