Pacolli ndan postimin e kandidates për deputete nga radhët e AKR-së dhe Koalicionit “për Familjen”

20:35 | 19 Dhjetor 2024
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë postimin e kandidates për deputete nga radhet e AKR-së të koalicionit … “për familje”, Festina Kurteshi

Në postimin e Kurteshit, ajo falënderon Pacollin për nderin, besimin dhe mbështetjen, shkruan Arbresh.info.

“Të dashur familjarë, miq, kolegë,

Me emocion të madh dhe përgjegjësi të veçantë, ju njoftoj se jam kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës me numër 6, nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila në këto zgjedhje parlamentare garon në kuadër të Koalicionit për Familjen.

Falënderoj nga zemra Presidentin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, si dhe degën e AKR-së në Gjilan për nderin, besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.

Kush jam unë?

  • Festina Kurteshi, 23 vjeçare, nga fshati Livoç i Epërm, Komuna e Gjilanit;
  • Kam përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin e Administratës Publike, programi: Shkencë Politike dhe Diplomaci, në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë, dhe studimet e nivelit Master në programin: Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Geneva School of Diplomacy, në Gjenevë të Zvicrës;
  • Flas tri gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht;
  • Kam përfunduar praktikën njëvjeçare në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë;
  • Pjesëmarrëse në shumë trajnime e konferenca të nivelit vendor dhe ndërkombëtar;

Kam shërbyer si:

~Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, organit më të lartë komunal për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (2014-2018);

~Në mënyrë simbolike, në moshën 16-vjeçare, kam qenë për një ditë Kryetare e Komunës së Gjilanit (2017);

~Kryetare e Klubit të Debatit dhe Aktiviteteve, fakulteti i Administratës Publike, Kolegji AAB (2021-2022);

~Anëtare e Këshillit Drejtues të AKR-së (2022);

~Kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së, dega në Gjilan (2023);

~Ambasadore e grupit të studentëve të nivelit Master në Geneva School of Diplomacy (2023-2024);

Si një e re e motivuar dhe plot energji, unë synoj të përfaqësoj me dinjitet grupmoshën time në Parlamentin e Republikës së Kosovës, duke mbrojtur interesat dhe ngritur shqetësimet e tyre.

Shpresoj në mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të rëndësishëm!

Me respekt,

Festina Kurteshi

Kandidate për deputete – Numri 6

Aleanca Kosova e Re | Koalicioni për Familjen”/   Arbresh.info/

Të ngjashme