Pacolli ndan pamje nga një rrugë e dëmtuar, i bën thirrje ministrit Aliu që të reagojë

16:37 | 23 Maj 2024
E.G

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë pamje nga rruga magjistrale Prekovc-Strezovc duke thënë se është bërë e rrezikshme për njerëzit që e frekuentojnë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje ministrit të Insfrastrukturës, Liburn Aliu që të reagojë, shkruan Arbresh.info.

“Siç shihet ne video, këto pamje vijnë nga rruga magjistrale Prekoc-Strezovc, që është bërë shumë e rrezikshme për njerëzit që e frekuentojnë.  Ministër Aliu, ju luten reagoni menjëherë përballë kësaj situate që mund të jetë rrezik në çdo moment për qytetarët.”, ka shkruar ai.

“Qeverisja e mirë vlerësohet edhe në mirmbajtje të gjërave”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme