Google ADS

Pacolli ndan momentin e veçantë nga ceremonia e dekorimit në Gjenevë, rithekson rëndësinë e arsimit dhe vlerave njerëzore

10:48 | 2 Korrik 2024
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë një moment të veçantë nga ceremonia e dekorimit në Gjenevë.

Pacolli ka ndarë një video në Facebook, ai ka ndarë fjalimin e tij fjalim para studentëve të diplomuar.

Për titullin “Doctor Honoris Causa”, ai tha se ky titull është një vlerësim i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe për mua.

Në fjalimin e tij ai ka theksuar rëndësinë e arsimit dhe vlerave njerëzore për të arritur një sukses të vërtetë, shkruan Arbresh.info

“Arsimi është thelbësor për progresin e vërtetë, por nëse harrojmë humanizmin dhe vlerat tona, atëherë suksesi mund të bëhet vetëm një fjalë boshe. Respektoni veten dhe gjithçka që është e juaja si parakusht për të dashur ose respektuar të tjerët! Bëni për të tjerët vetëm atë që dëshironi që të tjerët të bëjnë për ju”, ka shkruar Pacolli krahas videos.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Dua të ndaj me ju një moment të veçantë nga ceremonia e diplomimit të dhjetra studentëve në Geneva School Of Diplomacy & International Relations, ku pata nderin të mbaj një fjalim para studentëve të diplomuar dhe të dekorohem me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky titull është një vlerësim i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe për mua. Në fjalimin tim, theksova rëndësinë e arsimit dhe vlerave njerëzore për të arritur një sukses të vërtetë:

“Arsimi është thelbësor për progresin e vërtetë, por nëse harrojmë humanizmin dhe vlerat tona, atëherë suksesi mund të bëhet vetëm një fjalë boshe. Respektoni veten dhe gjithçka që është e juaja si parakusht për të dashur ose respektuar të tjerët! Bëni për të tjerët vetëm atë që dëshironi që të tjerët të bëjnë për ju.”

Gjithashtu, i inkurajova studentët që të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që i kanë ndihmuar të arrijnë këtë sukses:

“Të mos harroni kurrë dhe të jeni gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që ju sollën në këtë vend të lumtur sot.”
Urime të gjithëve për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm!

Me respekt dhe mirënjohje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale