Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë disa fotografi nga aktivitetet e tij lobuese që ka bërë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se në momentet e rëndësishme historike kanë qenë të bashkuar nga vlerat dhe idealet e përbashkëta.
“Pavarësia nuk ishte qëllimi ynë përfundimtar, por ndërtimi i një shteti të fuqishëm, vibrant dhe dinamik që është në gjendje të ecë përpara në integrimet euro-atlantike. Sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kujtojmë rrugëtimin tonë dhe përpjekjet që na kanë sjellë deri këtu”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka shtuar se ka punuar pandërprerë për të siguruar që zëri i Kosovës të dëgjohet dhe të respektohet në arenën ndërkombëtare
“Lobimi dhe puna për vendin tim do të më përcjellin deri në frymën e fundit”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...