Pacolli: Ndalni presionet ndaj deputetëve, AKR i ka qëndrimet e veta unike

14:36 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli  ka reaguar ndaj disa shkrimeve në portale ku thuhej se deputeti i kësaj partie Labinot Tahiri ka deklaruar se do ta mbështes Kadri Veselin për kryetar të Kuvenit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët e AKR-së janë unik dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së, shkruan arbresh.info.

Ai ka kërkuar që të ndalen presionet ndaj deputetëve.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Në lidhje me disa keqkuptime që portalet I dhanë një deklarate. Deputetët e AKR janë unik dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së. Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar I AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z.Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione.

Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore.

AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike.

Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme