Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndalesës së ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami që të vizitoj familjarët e tij në Preshevë.
Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ky është një veprim i ulët, i papërgjegjshëm, në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes si parim themelor Evropian.
Statusi i plotë:
Ndalesa e ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, z. Hivzi Islami, që të vizitojë familjarët e tij në Preshevë dhe ndarja nga pjesa tjetër e familjes është një veprim i ulët, i papërgjegjshëm, në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes si parim themelor Evropian. Do ta adresojë këtë çështje personalisht tek përfaqësuesit e BE-së dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë. Për keqardhje.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...