Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë iniciuar 62 aksidente në trafik.
Për këtë numër të lartë ka reaguar ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili tha se shkaktarët kryesor të aksidenteve janë mungesa e mirëmbajtjes, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli potencoi se që nga viti 2020 në vend nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe sipas tij kjo po u kushton jetë njerëzve.
Megjithatë, Pacolli u ka bërë thirrje qeverisë që të veprojnë në parandalimin e siç thotë ai, vdekjen e njerëzve.
Postimi i plotë i Pacollit:
Nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona.
Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale.
Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve.
Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...