Google ADS

Pacolli: Mos veproni si buburreci se po rrezikon fatin e krejt Kosovës

17:21 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Ish zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje lidershipit kosovar për reflektim.

Ai duke e krahasuar me një thënie thotë se lidershipi po vepron si buburreci kur i rritet vetëbesimi, shkruan arbresh.info.

“Mos veproni sikurse bubrreci sepse nuk rrezikoni vetëm fatin tuaj politik, por fatin e krejt Kosovës! Ndjesinë e bubrrecit e kanë patur shpesh vendet afër nesh por kanë kaluar keq”, shkruan ai.

Tutje Pacolli ka thënë se është koha për veprim.

Ai ka thënë se nuk duhet që të bëhet lojë mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe se do të ishte mrekulli nëse këta dy akterë global të bashkohen më shumë rreth Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme