Google ADS

Pacolli: Mos harroni se në Hajvali ju pret tavolina e iftarit

16:26 | 12 Mars 2024
E.K

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka rikujtuar se fondacioni i tij do të shtrojë iftare për çdo ditë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në Hajvali ju pret tavolina e iftarit e shtruar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në Diamond Residence.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, shpresoj që dita e dytë e Ramazanit të shkojë mirë dhe të përgatitemi për gëzimin e Iftarit.

Mos harroni se në Hajvali ju pret tavolina e iftarit e shtruar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ne Diamond Residence

Zoti ju pranoftë agjërimin./Arbresh.info

Të ngjashme