Google ADS

Pacolli: Mos e harroni Kosovën, ajo është krijesë e Bashkimi Evropian

13:25 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në takimin me homologët e tij nga Bashkimi Evropian në Greqi u ka thënë atyre të mos harrojnë Kosovën sepse sipas tij Kosova është krijesë e Bashkimi Evropian.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë- i thashë homologëve nga Bashkimi Europian mbledhur në Greqi.
Më tej thashë se një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

Dhe shtova një metaforë që e përjetoj herë pas herë: “për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme