Google ADS

Pacolli: Mora hapin e parë t’i shërbej Prishtinës

10:34 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati nga Aleanca Kosova e Re për të parin e Prishtinës Selim Pacolli ka vazhduar vizitën e tij për tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton arbresh.info

“Sot jemi këtu për të nderuar veprën e të gjithë heronjve, gjithë dëshmorëve të kombit pa veprën e të cilëve nuk do të kishte kuptim asnjë iniciativë politike për Prishtinën, njëkohësisht për Kosovën, këtu erdha të marr hapin e parë nga vepra e tyre që t’i shërbej edhe më tutje qytetit të Prishtinës”, ka deklaruar ai.

Pacolli fillimisht ka bërë homazhe para varrezave të dëshmorëve në Velani, më pas tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova për të vazhduar te shtatorja e heroit kombëtar Zahir Pajaziti.

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1546690842062669/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme