Nënkryetari i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtri gjatë ditës së sotme ka deklaruar se partia që ai i takon ka pasur diskutime me PDK AAK dhe NISMA(PAN), për koalicion pas zgjedhor.
Bahtiri në një intervistë dhënë gazetës ‘Bota Sot’ ka thënë se koalicioni PAN, i ka ofruar partisë së tij disa pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.
“Mundësitë janë, afrime ka dhe propozime ka nga më të ndryshmet por asnjëherë nuk i kemi shqyrtuar. Na kanë ofruar shumë pozita të ndryshme të larta, por ne nuk i kemi shqyrtuar asnjëherë. Përfundimisht nuk do te bëjmë koalicion më PAN”, ka thënë Bahtiri.
Por kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli deklaron se nuk ka njohuri rreth propozimeve të PAN’it drejtuar partisë që ai udhëheq.
Kontaktuar nga Gazeta Express, Pacolli është shprehur se deri më sot nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë zyrtarë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
“Çdo gjë ka mbete ashtu siç ka qenë. Nuk e di çka ka deklaruar Agimi. Unë nuk kam pasur kontakte me askënd të PAN deri më tani. Nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë folur me dikë, mirëpo unë personalisht nuk kam, fol e as bisedua me askënd”, ka thënë të premten për Express, Pacolli.
Ndërkohë që Pacolli ka thënë se partia dhe koalicioni në të cilin ai bën pjesë ende nuk ka vendosur rreth koalicionit pas zgjedhor. Thotë se po i presin certifikimin e rezultateve.
“Ende nuk kemi certifikim. Të dalin rezultatet dhe pastaj do të vendosim”, ka thënë ai./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...