Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në facebook, i ka uruar qytetarëve një vikend të këndshëm duke thënë se modestia është vlerë që pa kurrfarë investimi na bën të gjithëve të vlerësuar dhe të respektuar, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, nëse dikush ju bën mirë në jetë, nëse nuk mund t’ia ktheni me të mirë, së paku me të keq mos ia ktheni.
Ky është postimi i plotë:.
Modestia është vlerë që pa kurrfarë investimi na bën të gjithëve të vlerësuar dhe të respektuar. Mirënjohja është e lidhur me modestinë. Nëse dikush të bën mirë në jetë, nëse nuk mund t’ia kthesh me të mirë, së paku me të keq mos ia kthe. Populli ka kultivuar edhe tregime për këtë: Kur mosmirnjohësi u bë mbret, i dërgoi zaptijet e vet, me ja sjell baben. Zaptijet ecnin të hipur në kuaj, kurse baba ecte këmbë. Mbreti e priste baben në shesh me njerëzit e vet për t’ia demonstruar fuqinë, dhe po i thotë, a po e sheh babë kush jam ba. Baba ia ktheu. Kushi s’je kan, e askushi s’je ba, e lëre më mbret. Me pa qenë dikushi, ju kishe than zaptijeve silleni babën këtu, e jo zaptijet me kuaj e baba n’kam. Vikend të këndshëm miqtë e mi!
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...