Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar përmbylljen e konventës rinore të AKR-së.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebooj ai ka thënë se AKR sot përmbylli me sukses punën e riorganizimit të Forumit Rinor ku në garë ishin katër kandidatë të mrekullueshëm.
Statusi i plotë:
Përmbyllje madhështore e Konventës rinore të AKR-së…
Të dashur miq, AKR sot përmbylli me sukses punën e riorganizimit të Forumit Rinor. Në garë ishin katër kandidatë të mrekullueshëm.
Samiu, Zijadini, Blerimi dhe Liridoni iu dhanë leksion të gjitha organizimeve partiake se si zhvillohet një garë e fortë demokratike.
Edhe debati që u zhvillua para fillimit të votimit ndërmjet kandidatëve ishte tregues i qartë se çka përfaqëson AKR sot. Samiut I uroj sukses në mandatin e tij një vjeçar.
Suksese i uroj edhe Zijadinit dhe Blerimit qe do ta udhëheqin Forumin Rinor vitin e ardhshëm respektivisht pas dy vitesh AKR sot është parti e konkurrencës së vlerave.
Misioni ynë sot është ndryshimi i gjendjes ekonomike dhe sociale në vend.
Misioni ynë është perspektiva dhe vendet e punës për të rinjët tanë. Një falenderim i madh shkon për secilin anëtar të Forumit Rinor të AKR.Sfida të mëdha na presin!
#AKR shpresë për Rininë
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...