Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë i cili tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Mirënjohje dhe respekt për kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës. Deklarimi i ministrit të jashtëm gjerman Mass dhe ministrit të shtetit për Evropë Michael Roth se do të avokojnë për Kosovën në Bruksel në mënyrë që qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja pa viza, janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje, Pacolli ka thënë se qytetarët tanë e meritojnë dhe se Kosova ka plotësuar kushtet dhe me ndihmën e aleatëve ky kapitull shumë shpejt do të ketë epilog pozitiv.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...