Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i është adresuar shefave të disa vendeve të Evropës duke kërkuar që Kosova të mos mbetet vrimë e zezë por asaj dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale e legjitime.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka shpërndarë edhe videon e fjalimit të tij, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Më poshtë, e gjeni një pjesë të fjalimit tim, me të cilin iu adresova shefave të diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atyre të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë nëpërmjet, të cilit kërkova Kosova mos të mbetet vrimë e zezë, por, asaj dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime. Liria e lëvizjes lirshëm. ��“…Kosova evropiane është ndërtuar në harmoni të plotë me miqtë tanë Evropian dhe shtetet përtej Atlantikut. Jemi të vendosur që të rrugëtojmë në këtë drejtim, duke u integruar në çdo Organizatë humane demokratike. Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë anëtaret, shtetet anëtare të Vishegradit, të cilët pa kufij e dhanë ndihmën e tyre, që Kosova të rrugëtojë deri këtu dhe kam përfituar bindjen se ata do ta mbështesin Kosovën edhe në rrugëtimin e saj deri te integrimi i plotë i Kosovës në shtëpinë e madhe evropiane. I lus këto shtete të bëjnë çdo gjë që është e mundur që bashkëqytetarëve të mi t’i mundësohet lëvizja e lirë. Lëvizja e lirë është një e drejtë legjitime e çdo evropiani. Prandaj, mos të mbetet Kosova vrimë e zezë, por, Kosovës dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime. Liria e lëvizjes lirshëm. Ju faleminderit!”./arbresh.info/
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...