Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë konferencës ka theksuar nevojën që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Sot iu drejtova Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë ku prezantova arritjet e Kosovës dhe angazhimin tonë për misionin e Frankofonisë. Theksova nevojën që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën në nivelin gkobal si kontributi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si njohje të rolit konstruktiv që luan Kosova”, ka thënë ai.
I pari i diplomacisë kosovare ka bërë thirrje që të njihet Kosova si një shtet të pavarur
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha vendet në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese dhe i bëj thirrje të gjithëve ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe të na mbështesin në përpjekjen tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...