Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kenyas, William Smoei Ruto.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Bashkë me presidentin Behgjet Pacolli, morëm pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kenyas William Samoei Ruto. Raportet miqësore me presidentin Ruto, patjetër që do të ndikojnë në fillimin e ndërtimit të marëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve tona”, ka shkruar Zyberaj, derisa ka publikuar edhe disa pamje.
Se do të marrë pjesë në këtë inaugurim, ka treguar edhe vetë Pacolli.
“Me ftesë të mikut tim Ëilliam Ruto, po qendroj në Nairobi për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij si president i këtij shteti të madh e të rëndësishëm të kontinentit afrikan. Ndër të tjera, në këtë ceremoni do të marrin pjesë numër i madh udhëheqësish nga e tërë bota. Po angazhohem që gjatë presidencës së Rutos, Kosova dhe Kenya ti ndërtojnë dhe fuqizojnë raportet e veta ndërshtetërore”, ka shkruar Pacolli. /arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...