Google ADS

Pacolli merr mbështetje nga homologu i tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu

14:07 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Pacolli është takuar me homologun e tij, Mevlüt Çavuşoğlu nga i cili ka marrë zotime për mbështetje edhe më të fortë për Kosovën në ekonomi, lobim për njohje dhe integrim ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

Nga takimi im vëllazëror me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, mora zotime për mbështetje edhe më e fortë për Kosovën në ekonomi, lobim për njohje dhe integrim ndërkombtar. Turqia, është shtet partner dhe vend mik i Kosovës. Sapo përfundova një takim tjetër shumë të këndshëm dhe vëllazëror edhe me Kryetarin e Kuvendit z. Ismail Kahraman. Po presin aktivitetet e tjera, që synojnë rritjen e investimeve turke në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme